Klinike Fizioterapie Tiranë Inova
"Zbuloni ndryshimin në Inova Fizioterapi Tirane, ku mirëqenia juaj është përparësia jonë. Fizioterapistet tane jane te përkushtuar të ofrojnë trajtime të personalizuara që adresojnë sfidat tuaja specifike, qoftë rikuperimi nga lëndimi, menaxhimi i dhimbjes kronike ose rritja e lëvizshmërisë.
Me fokus kujdesin tuaj, te bazuar në prova dhe qasjet me në qendër pacientin, ne përpiqemi të arrijmë rezultate optimale qe ju te rekuperoheni dhe të jetoni në mënyrë aktive dhe pa dhimbje. Besojani Inova Fizioterapi Tirane sherbimin dhe sherimin tuaj, per nje perkujdessje eksperte, që bën një ndryshim të qëndrueshëm udhetimin e sherimit tuaj.
-
Rehabilitim Funksional dhe Ortopedik
Në Inova Fizio, klinikë fizioterapie në Tiranë, ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh fizioterapie dhe rehabilitimi, të personalizuara sipas nevojave të çdo pacienti. Trajtimet tona bazohen në vlerësim profesional, teknika moderne dhe përvojë klinike, me qëllim rikthimin e funksionit, lehtësimin e dhimbjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Na kontaktoni për një vlerësim fizioterapeutik të personalizuar.
Rehabilitimi ortopedik në klinikën tonë të fizioterapisë në Tiranë fokusohet në trajtimin e problemeve të nyjeve, muskujve dhe kockave. Ky shërbim është i përshtatshëm për pacientë me dhimbje kronike, kufizim të lëvizjes ose pas ndërhyrjeve ortopedike.
Rezervoni një konsultë në klinikën tonë të fizioterapisë në Tiranë.
Rehabilitim Post Kirurgji
Programet e rehabilitimit post kirurgjik ndihmojnë pacientët të rikuperojnë lëvizshmërinë, forcën dhe funksionin pas operacioneve ortopedike apo traumatike. Çdo trajtim përshtatet sipas fazës së rikuperimit dhe gjendjes fizike të pacientit.
Për më shumë informacion mbi këtë trajtim, mund të na kontaktoni.
- Trajtimi i Dhimbjeve dhe Patologjive të Shtyllës Kurrizore
Hernia Diskale
Trajtimi i hernies diskale në klinikën tonë të fizioterapisë në Tiranë synon uljen e dhimbjes, përmirësimin e posturës dhe rikthimin e funksionit pa ndërhyrje invazive, përmes teknikave manuale dhe aparaturave bashkëkohore.
Çdo plan trajtimi përcaktohet pas vlerësimit profesional. Na kontaktoni për të planifikuar seancat tuaja.
-
Rehabilitim i Traumave Sportive
Rehabilitim i Traumave Sportive
Ky shërbim është i dedikuar sportistëve profesionistë dhe amatorë që kanë pësuar dëmtime muskulore, ligamentare apo artikulare. Programet përfshijnë ushtrime specifike, terapi manuale dhe teknologji moderne për rikthim të sigurt në aktivitet.
Kontaktoni klinikën për të planifikuar rikuperimin e sigurt pas traumave sportive.
-
Terapia Manuale dhe Masazhi Terapeutik
Terapi Manuale
Terapia manuale përdor teknika të specializuara për të përmirësuar lëvizshmërinë, për të çliruar tensionin muskulor dhe për të reduktuar dhimbjen, duke trajtuar shkakun dhe jo vetëm simptomën.
Jemi në dispozicion për të ndihmuar në rikuperimin tuaj.
- Terapitë Instrumentale dhe Teknologjia Moderne
Në klinikën tonë të fizioterapisë në Tiranë përdorim pajisje bashkëkohore për trajtimin e dhimbjeve, inflamacioneve dhe dëmtimeve muskulare.
Magnetoterapia ndihmon në rigjenerimin e indeve, uljen e dhimbjes dhe përshpejtimin e shërimit, veçanërisht pas frakturave ose ndërhyrjeve kirurgjikale.
Rezervoni trajtimin tuaj dhe përfitoni nga teknologjitë më moderne të fizioterapisë.
TENS terapia përdoret për kontrollin e dhimbjes akute dhe kronike duke stimuluar nervat dhe duke reduktuar perceptimin e dhimbjes.
Ultratingulli terapeutik ndihmon në trajtimin e inflamacionit, kontrakturave muskulare dhe dëmtimeve të indeve të buta.
Theragun është një terapi moderne për relaksimin e thellë muskulor dhe rikuperimin e shpejtë pas lodhjes fizike.
Kjo teknikë ndihmon në çlirimin e fascies, përmirësimin e qarkullimit dhe reduktimin e tensionit muskulor.
-
Dry Needling dhe Agopunkturë
Dry Needling – Agopunkturë
Dry needling përdoret për trajtimin e pikave trigger, kontrakturave muskulare dhe dhimbjeve kronike, duke përmirësuar funksionin muskulor dhe reduktuar dhimbjen.
-
Rehabilitim për Gratë – Para dhe Pas Lindjes
Fizioterapia gjate dhe pas Shtatezanise
Ky program është i dedikuar grave gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, duke ndihmuar në forcimin e muskujve, rikuperimin pas lindjes dhe parandalimin e dhimbjeve.
-
Shkalla Suedeze ne Fizioterapi
Nëse jeni në kërkim të një klinike fizioterapie në Tiranë, që ofron ushtrime të shkallës suedeze dhe programe rehabilitimi të personalizuara, klinika jonë përfaqëson një zgjedhje të sigurt dhe profesionale për kujdesin tuaj shëndetësor fizik.
Ushtrimet e shkallës suedeze janë një metodë e specializuar e fizioterapisë aktive në Tiranë, e përdorur në klinikën tonë të fizioterapisë për rehabilitim funksional, përmirësim postural dhe forcim muskulor. Kjo formë e gjimnastikës suedeze terapeutike aplikohet nga fizioterapistë të kualifikuar në Tiranë, duke u përshtatur sipas nevojave individuale të çdo pacienti.
Në kliniken tonë të fizioterapisë në Tiranë, ushtrimet e shkallës suedeze përfshihen në programe të personalizuara rehabilitimi për pacientë me dhimbje muskulare dhe artikulare, probleme posturale, dhimbje të shpinës, qafës dhe mesit, si dhe për rehabilitim pas traumave ose ndërhyrjeve kirurgjikale. Këto ushtrime ndihmojnë në rikthimin e funksionit normal të trupit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Ushtrimet suedeze fokusohen në korrektimin e qëndrimit trupor, riedukimin neuromuskular dhe rritjen e stabilitetit, duke ndihmuar në uljen e dhimbjes dhe parandalimin e rikthimit të problematikave muskuloskeletore. Në klinikën tonë në Tiranë, ushtrimet zhvillohen në ambient profesional dhe të sigurt, gjithmonë nën mbikëqyrje fizioterapeutike.
Falë aplikimit të ushtrimeve të shkallës suedeze në fizioterapi, pacientët përfitojnë rritje të forcës dhe fleksibilitetit, përmirësim të ekuilibrit dhe koordinimit, si dhe rikuperim funksional më të shpejtë. Kjo metodë është e përshtatshme për të rritur, të moshuar dhe persona me stil jete sedentare që kërkojnë fizioterapi profesionale në Tiranë.
Inova Klinike Fizioterapie ne Tirane, perdor protokollet me te sigurta dhe qasje te personalizuar per cdo pacient, ne menyre qe te garantoje nje sherim te plote dhe te shpejte!